Menyra më e mirë e pergaditjes së sarmës ose japrakut që mund të keni shijuar ndonjëhërë : Shtojini këtë përbërës për t’i dhënë shijen
Menyra më e mirë e pergaditjes se sarmes ose japrakut që mund të keni shijuar ndonjëhërë : Shtojini këtë përbërës për t’i dhënë shijen




Japrakët janë një recetë tipike e kësaj periudhe të vitit për shkak të gjetheve të rrushit që janë pikërisht në kohën për t’u gatuar. Nuk duhet të jenë as shumë të vogla por as shumë të trasha e të ashpra, siç bëhen pas pak kohësh. Brunhilda i ka përgatitur si më poshtë.
Përbërësit:
-Rreth 100 gjethe rrushi të njoma
-350 -400g oriz kokërr vogël




-700 g qepë të njoma, të gr ira imet
-500 g lakra të egra, të ndryshme (unë kisha gjethe mëllage,labot,pak lëpjete,lulëkuqe,hithra)
-kush i do me mish, i ve më pak lakra dhe rreth 600 g-800 g mish viçi të prerë imët
-1 tufe e madhe kopër
-1 tufë të vogel nenexhik të njomë
-kripë
-piper
-vaj ulliri
Përgatitja:




Gjethet i lajmë dhe i përvëlojmë në ujë të valuar me pak kripë. Të gjithë përbërësit për mbushjen i kaurdisim në vaj ulliri. Fillojmë me qepët e njoma,shtojmë lakrat e egra,orizin,në fund fare erëzat kripën,piperin.
I mbështjellim gjethet një nga një me mbushjen, në formen që deshironi. Mbushje mos i vini shumë sepse nuk duhet të çahen gjethet gjatë zierjes.
Mbushja i vihet edhe në varësi të madhësisë së gjethes sepse nuk kanë të gjitha gjethet të njëjtën madhësi. Edhe mbështjelljet janë nga mënyrat më të ndryshme. Unë preferoj t’i mbështjell në këtë mënyrë, si në foto.




Marrim një tenxhere të madhe. Në fund të tenxheres unë vë një pllakë me vrima që japraku mos të ketë kontakt të drejtperdrejtë me fundin e tenxheres.
Mbi këtë pllakë shtroj një radhe gjethe dhe filloj të radhis japrakët. Gjithësej kisha tre shtresa. Shtresën e fundit e mbuloj përsëri me gjethe, jo patjetër, vetem nëse keni. I shtoj ujë sa të mbulohen japrakët. I vë një pjatë të cekët sipër, dhe një gurë. I ziej në zjarr të ngadaltë për rreth 40-45 minuta.



