Agjerimi eshte fitore e madhe te ben te forte dhe te jep miresi pa fund..!?

Agjerimi eshte fitore e madhe te ben te forte dhe te jep miresi pa fund..!?

Ebu Hurejre (r.a) transmeton, se profeti (a.s) ka thënë: “Çdo vepër e mirë që kryen i biri i Ademit shumëfishohet nga dhjetëfish deri në shtatëqind fish. Allahu i Lartësuar thotë: Përveç agjërimit, ai është për Mua dhe vetëm Unë e jap shpërblimin për të, sepse ai që agjëron, është privuar nga dëshirat dhe ushqimi vetëm për Mua. Agjëruesi ka dy gëzime: Gëzimi i parë kur e çel agjërimin dhe gëzimi i dytë kur të takohet me Zotin. Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut”.[1]

Shpjegimi i hadithit:

Ky hadith flet për vlerën e agjërimit dhe pozitën e lartë, që ky adhurim ka tek Allahu i Lartësuar. Ky hadith flet për katër vlera të agjërimit që janë të shumta.

Vlera e Parë: Shpërblimi i agjëruesve është i pakufishëm. Të gjithë veprat e mira që kryen njeriu, shpërblehen nga dhjetë fish deri në shtatëqind fish, përveç agjërimit, i cili nuk e ka këtë lloj shpërblimi. Shumëfishimi është shumë herë më i madh dhe vetëm Allahu shpërblen për të. Në të vërtetë agjërimi është pjesë e durimit, ndërkohë që Allahu i Lartësuar në lidhje me durimin ka thënë: “Me të vërtetë shpërblimi i durimtarëve është i pakufishëm.”[2] Në komentimin e këtij ajeti, imam El Euzai ka thënë: “I pakufishëm do të thotë se për shpërblimin e durimit nuk ka peshore”.

Vlera e Dytë: Allahu i Lartësuar e ka konsideruar agjërimin të Tijin, ndërkohë që asnjë vepër tjetër të mirë nuk e ka konsideruar kështu. Nuk ka mirësi më të madhe se sa kjo gjë. E gjitha kjo mirësi shpërblehet më mënyrë të tillë, sepse agjëruesi gjatë gjithë ditës privohet nga dëshirat e tij vetëm për hir të Allahut. Agjërimi gjatë ditës ka shumë vështirësi, sidomos gjatë ditëve të gjata e të nxehta të verës. Privimi nga dëshirat për hir të Allahut është adhurimi i kërkuar, për të cilin njeriu shpërblehet. Njeriu shpërblehet, sepse agjërimi është çështje fshehtësie ndërmjet njeriut dhe Allahut, që askush përveç Allahut nuk e di, nëse njeriu agjëron apo jo.

Vlera e Tretë: Agjëruesi lumturohet dhe gëzohet në ditën që do të takohet me Allahun, pasi në atë ditë ai do marrë shpërblimin e merituar.

Gëzimi tjetër në vaktin e çeljes së Iftarit, ndodh për shkak se adhurimi i tij tashmë ka përfunduar me sukses; ka përfunduar me adhurim dhe larg mëkateve e gjynaheve. Ky gëzim është mëse normal. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Me mirësinë dhe mëshirën e Allahut, vetëm me këto le të gëzohen. Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë”.[3]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *