Mos e Humbisni..!? Ja si të kuptoni nëse po vuani nga Tiroidja, keto shenja mos i neglizhoni

Mos e Humbisni..!? Ja si të kuptoni nëse po vuani nga Tiroidja, keto shenja mos i neglizhoni

Hipotiroidizmi, një tiroide joaktive, nuk mund të kurohet. Megjithatë, ka disa ushqime të mira për tiroiden, që mund të ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll gjendjen.

Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në qafë, që kontrollon aktivitetet metabolike, duke prodhuar hormone që rregullojnë rrahjet e zemrës apo djegin kaloritë, shkruan “shëndeti”. Tiroidet joaktive nuk prodhojnë mjaftueshëm nga këto hormone, duke ju shkaktuar ndjesinë e lodhjes, plogështisë, stresit etj.

Gjeni më poshtë një listë të ushqimeve që duhet të konsumoni më shumë nëse vuani nga hipotiroidizmi dhe ato që duhet t’i shmangni:

Salmoni
Disa studime sugjerojnë se shumica njerëzve që vuajnë nga sëmundje Hashimoto (lloji më i zakonshëm i hipotiroidizmit) kanë nivele të ulëta të vitaminës D krahasuar me njerëzit e tjerë. Dozat e ulëta të vitaminës D lidhen me nivele më të larta të antitrupave të tiroides.

ushqime_tiroide
Këto antitrupa aktivizojnë sistemin imunitar për të sulmuar indet e tiroides, që shkaktojnë inflamacion dhe vështirësojnë funksionin e tiroides.

Merrni 600 IU vitaminë D çdo ditë për të parandaluar inflamacionin, kështu tiroidja mund të funksionojë më mirë. Salmoni është një nga burimet më të mira të vitaminës D, ku me një racion mund të merrni 570 IU vitaminë D. Nuk e pëlqeni peshkun? Mund ta gjeni këto vitaminë edhe tek lëngu i portokallit, qumështi dhe vezët.

Fruta të thata
Frutat e thata, sidomos arrat, janë të pasura me selen, një mineral që luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e hormoneve nga tiroidja.

fruta te thata
Seleni ka gjithashtu fuqi antioksiduese. Gjendje autoimmune si sëmundje Hashimoto mund të rrisin inflamacionin. Seleni mund të ndihmojë në lehtësimin ose parandalimin e inflamacionit nëpërmjet fuqive antioksiduese.

Fasulet e bardha
Një kupë me fasule të bardha të gatuara siguron 8 mg hekur, një mineral që shumë njerëz, sidomos gratë që janë në fazën e hyrjes në menopauzë, kanë vështirësi ta marrin mjaftueshëm. Mungesa në hekur mund të pengojë aktivitetin e enzimave që prodhojnë hormone të tiroides.

fasule
Duhet të keni parasysh dy gjëra: E para, trupi e ka të vështirë të përthithë hekurin, prandaj nevojiten ushqime të pasura me vitaminë C që ndihmojnë në absorbimin e tij në trup.

E dyta: hekuri mund të ulë efikasitetin e ilaçeve për tiroiden, prandaj sigurohuni që t’i merrni këto ilaçe të paktën 4 orë para ose pasi keni ngrënë një vakt të pasur në hekur.

Duhet të hani më pak

Perime të familjes së lakrës
Edhe pse janë të pasura në lëndë ushqyese, perime si brokoli, lakra, lulelakra, kale etj përmbajnë gjithashtu shumë enzima të quajtura goitrogjene, që mund të ndikojnë tek prodhimi i hormoneve të tiroides.
perime

Nuk është e nevojshme që t’i shmangni krejtësisht këto perime, megjithatë përpiquni që t’i konsumoni me moderim. Vetëm sigurohuni që të jenë të gatuara mirë., duke qenë se nxehtësia neutralizon enzimat e dëmshme.

Gluten
Dieta pa gluten nuk është e mirë për këdo. Prandaj, jo të gjithë njerëzit me tiroide joaktive duhet automatikisht të heqin dorë nga gluteni (elbi, gruri apo thekër). Mund të kufizoni ushqimet e pasura me luten për 3-4 javë dhe nëse gjendja fillon të përmirësohet, duhet të konsultoheni me mjekun për të bërë një ndryshim të përhershëm në dietë.

Flisni me mjekun për Kripën dhe algat e detit
Jodi është një mineral shumë i rëndësishëm për hormonet e tiroides. Por, nëse merrni më shumë se 1,100 mcg në ditë, mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. Prandaj duhet të flisni me mjekun kur konsumoni ushqime të pasura në kripë deti dhe alga (dy nga produktet më të pasura në jod).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *