Moderatorja Arbana Osmani bën publike mesazhet nga Ben Blushi, por pse u pendua..!

Moderatorja Arbana Osmani bën publike mesazhet nga Ben Blushi, por pse u pendua..!

Moderatorja më e përfolur e momentit, Arbana Osmani, ka nisur një bashkëbisedim me ndjekësitë në llogarinë e saj të “Instagram”. Ku hapi një rubrikë “My 2021 in pics”.

Një prej ndjekësve, i ka kërkuar Arbanës të publikojë mesazhin më të bukur që ka marrë gjatë këtij viti. Ajo ka postuar një bidedë të shkurtër me ish-drejtorin e Përgjithshëm të televizionit “Top Channel” ku bën pjesë, Ben Blushin.

Në bisedën e postuar, shikojmë përgëzim dhe vlerësim nga Blushi për punën e Arbanës, edhe pse ky i fundit nuk e drejton më. “Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese,”– shkruan Blushi në mesazhin e tij, i cili përkon me datën para spektaklit të “Big Brother VIP Albania”.

“Faleminderit shumë Beni, do shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur,”- i është përgjigjur ajo. “Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur,”– vijon Blushi.

“Thank you“– shton Osmani, duke na përcjellur se sa fisnike vazhdon të mbetet marrëdhënia e saj me Ben Blushin. Ndërkohë, ajo çfarë na ka bërë të gjithëve përshtypje ka qenë se, edhe pse 24-orëshi për t’u fshirë InstaStory nuk pati kaluar ende, Arbana e ka fshirë këtë screenshot nga llogaria e saj në “Instagram”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *