Doktoresha Albana Daka: E konsumojmë pa kriter, pse ky ushqim është shuum i dëmshëm..!

Doktoresha Albana Daka: E konsumojmë pa kriter, pse ky ushqim është shuum i dëmshëm..!

Dr. Albana Daka theksoi se sëmundjet e zemrës përbëjnë shkaktarin kryesor të vdekjeve. Në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit, mjekja nutricioniste shpjegoi se një stil jete i shëndetshëm, kombinuar me aktivitet fizik dhe me një regjim të mirë ushqimor mund të parandalojë këto sëmundje.

“Që të kemi një zemër të shëndetshme duhet të kemi një një stil jete të shëndetshme që në fëmijëri. Sipas OBSH, një stil jete i shëndetshëm tregon se parandalon 1/3 të sëmundjeve të zemrës, si hipertensioni, dislipidemitë, që janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve vaskulare.

Këto fatalitete përbëjnë 40-45 përqind të vdekjeve. Patologjitë e zemrës fillojnë pas dekadës së katërt dhe të pestë të jetës, kryesisht dislipidemitë, episodet me rritje të tensionit të gjakut. Sot po ulet mosha me nivele të larta të tensionit. Në pjesën më të madhe të rasteve, vjen nga stili shumë i çrregullt.

Për të parandaluar nivelet e larta të tensionit dhe dislipidemitë, të cilat për vite veshin enët e gjakut me pllaka yndyrore dhe shkaktojnë raste fatale të zemrës dhe trurit, duhet të fokusohemi te stili i jetës. Sipas OBSH, regjimi mesdhetar është ideali për të parandaluar këto sëmundje.

Nëse më parë shikonim një 60 vjeçar me probleme të hipertensionit, sot i shikojmë në mosha më të reja. Studimet tregojnë se janë rritur për shkak të stilit të pashëndetshëm, pa aktivitet fizik, ngase kemi yndyrna të larta dhe rritje të tensionit të gjakut në moshë të re si dhe probleme me sheqerin në @jak.”, tha ajo.

Dr. Albana theksoi se regjimi ushqimor ideal është ai mesdhetar.

“Duhen sa më shumë vakte me perime dhe fruta, në formën e perimeve krudo, të paktën një pjatë e parë si në drekë por dhe në darkë me perimet ku gatimi të jetë sa më i thjeshtë. Sa më pak kripë, me vaj ulliri por në sasi të moderuar. Sa më pak mish të kuq gjatë javës, të dominojë pula dhe peshku.

Kryesisht peshqit të jenë të vegjël sesa të mëdhenj për shkak të Omega-3 që përmbajnë. Sa më shumë bishtajore. Pra, një regjim mesdhetar është ideal për parandalimin e çdo sëmundjeje.”, tha Dr. Albana.

E pyetur nga moderatori Alban Musa për produktet që shqiptarët përdorin shumë por që janë të rrezikshme për shëndetin, mjekja përmendi mishin e kuq, bulmetrat dhe brumrat.

“Ne kemi një kuzhinë mikse mesdhetare dhe orientale. Kuzhina jonë dominohet nga mishi i kuq.

Duhet të jetë sa më pak në regjimin tonë por në fakt dominon. Sa më shumë miq të kuq, i gatuar pafund, aq më shumë i dëmshëm është ai. Dhe bulmetrat i kemi në të treja vaktet. Bulmetrat, mishi i kuq dhe brumërat dominojnë kuzhinën tonë.“, tha Dr. Albana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *